Sport

VIDEO/ Kosova gjen golin e epërsisë, Rashica protagonist. Mbyllet pjesa e parë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar golin e parë në transfertën e Izraelit në ndeshjen e parë të Grupit I në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

25 Mars 2023, 18:55 Nga DOSJA

VIDEO/ Kosova gjen golin e epërsisë, Rashica protagonist. Mbyllet

IZRAEL - Janë mbyllur me fitoren 1-0 të Kosovës 45 minutat e para të ndeshjes që po zhvillohet në Tel Aviv. Dardanët e kanë nisur mirë takimin me izraelitët duke shënuar shpejt golin e parë.

Goli i epërsisë erdhi pas një topi të rrëmbyer në fushën kundërshtare nga Vedat Muriqi, i cili dërgoi topin te Milot Rashica.

Ky i fundit u nis shpejt nga krahu i majtë dhe në tentativeë për ta dërguar topin në zonë, mbrojtësi Eli Dasa që shënoi autogol. Ishte minuta e 35-të e takimit, rezultat i cili nuk ndryshoi deri në përfundim të pjesës së pare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll