Bota

Papa Françesku kthen skulpturat e Partenonit në Greqi

Skulpturat e gjetura fillimisht në Greqi paraqesin kokën e një djali, kokën e një kali dhe kokën e një njeriu me mjekër.

25 Mars 2023, 09:29 Nga f.i
Papa Françesku kthen skulpturat e Partenonit në Greqi
Pamje nga muzeu

VATIKAN- Vatikani në shenjë miqësie ka vendosur të kthejë tre fragmente të skulpturave të Partenonit në Greqi. The guardian shkruan se vendimi për kthimin e skulpturave 2,500-vjeçare u njoftua nga Papa Françesku vitin e kaluar. Skulpturat e gjetura fillimisht në Greqi paraqesin kokën e një djali, kokën e një kali dhe kokën e një njeriu me mjekër.

"Ky akt nga Papa Françesku është me rëndësi historike dhe ka një ndikim pozitiv në nivele të shumëfishta. Dëshira ime personale nga zemra është që kjo nismë të imitohet nga të tjerët. Papa Françesku tregoi se kjo është e mundur dhe domethënëse,’- tha kryepeshkopi Ieronymos II.

Një koleksion shumë më i madh i veprave të marra nga monumenti i lashtë më shumë se 200 vjet më parë mbahet ende nga Muzeu Britanik.

papa francesku partenonit

Sondazh

Poll