Sport

HOBI! Blerjet me pesë shifra, në një ditë pazari të Georgina Rodríguez…

Dokumentari 'I'm Georgina', nga Netflix, zbulon shumën që partnerja e Cristiano Ronaldos shpenzon në një ditë pazari.

25 Mars 2023, 11:46 Nga DOSJA

HOBI! Blerjet me pesë shifra, në një ditë pazari të

SPANJE - Dokumentari 'Unë jam Georgina' fokusohet, ndër të tjera, në një nga hobet e partneres së Cristiano Ronaldos: blerjet. Kamerat e Netflix e shoqërojnë influencuesen në një udhëtim me miqtë e saj në Sardenjë, të cilat vendosin të ecin nëpër dyqane për të parë nëse ka diçka që mund të futet në dollapin e biznesmenes.

"Kur shkon në pazar nuk ka kufi. Mund të ketë gjithçka që do. Ose nuk blen asgjë, ose blen gjithçka, është një person që nuk ka rrugë të mesme. Kohët e fundit është shumë e bukur, gjithçka i shkon, shprehen miqtë e saj në disa skena të dokumentarit të Netflix, të cilët janë të kënaqur me 'shopping' që bëjnë me Georginan.

HOBI! Blerjet me pesë shifra, në një ditë pazari të

Përveç kësaj, Mamen, një nga miqtë e Georgina, ka shpjeguar sesi partnerja e Cristiano Ronaldos i përballon vizitat e tyre në dyqane. "Nuk i pëlqen të provojë rrobat, është diçka që nuk e ndien. Nëse i pëlqen diçka, e blen dhe pastaj e sheh në shtëpi nëse i rri mirë. Por është me fat, sepse edhe asaj i shkon mire,"- shprehet ajo.

Influencuesja u ka shpjeguar miqve të saj një anekdotë, që i ka ndodhur teksa po dilte për pazar: “Doja të blija një veshje për plazh dhe në fund përfundova duke marrë gjysmën e dyqanit”. Pasi i ka numëruar, Georgina i ka propozuar ta marrin me mend çmimin total të blerjes së saj. Elena Pina, një nga mikeshat e çiftit të Cristianos, ishte afër të specifikonte shumën, por…

Shuma e blerjes së Georginës ishte 27.515 euro , megjithëse më vonë, ajo i sqaron të njohurit e saj, se biznesmenia i ka kthyer disa nga veshjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll