Sport

Politikë edhe në ndeshjen Francë-Holandë! Në minutën e 49.3” u dëgjuan fishkëllima dhe u kërkuar “Dorëheqja e Macron”…

Deputeti frasncez i LFI-së, François Ruffin kishte bërë një thirrje tifozëve për të fishkëllyer Presidentin e Republikës, Emmanuel Macron, pas 49 minutave e 3 sekondave të takimit të ‘Bluve’ ndaj Holandës, mbrëmjen e të premtes.

25 Mars 2023, 07:10 Nga DOSJA

Politikë edhe në ndeshjen Francë-Holandë! Në

FRANCE - François Ruffin është i lumtur me veten e tij. Deputeti i LFI-së kishte bërë një thirrje për të fishkëllyer Presidentin e Republikës, Emmanuel Macron, në minutën e 49-të e 3 sekondat e takimit të ‘bluve’ të premten në mbrëmje, kundër Holandës në eliminatoret e “Euro 2024”.

Kjo thirrje ishte bërë në pritje të një vizite të supozuar të presidentit në Stade de France për të marrë pjesë në takimin e kombëtares ‘Blu’. Mirëpo, ky i fundit nuk e bëri udhëtimin.

Politikë edhe në ndeshjen Francë-Holandë! Në

Megjithatë, kërkesa e deputetit u dëgjua nga një pjesë e tifozëve në stadiumin Stade de France: fishkëllimat dhe bilbilat u dëgjuan për disa sekonda kur ora tregonte 49′03′, ashtu siç u dëgjua edhe kërkesa për dorëheqjen e Macron!

“Macron nuk guxoi të vinte në Stade de France. Ai kishte të drejtë: në 49′3, publiku e fishkëllen reformën e tij dhe i kërkoi dorëheqjen Macron. Blutë janë të jashtëzakonshëm sonte ndaj Holandës. Edhe njerëzit tanë”,- komentoi me kënaqësi deputeti duke transmetuar një fragment nga takimi në momentin e disa fishkëllimave.

Politikë edhe në ndeshjen Francë-Holandë! Në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll