Sport

Ibrahimovich thyen rekord, 41 vjeç luajti në eliminatoret e Europianit! Ajo që tha më pas la gojëhapur këdo!

U duk më tepër se do të ishte thjeshtë një grumbullim për të qenë prezent dhe për të dhënë dicka nga karizma e tij brenda dhomave të zhveshjes

25 Mars 2023, 11:40 Nga DOSJA

Ibrahimovich thyen rekord, 41 vjeç luajti në eliminatoret e

SUEDI - Suedia nuk arriti të bënter asgjë në aspektin sportiv mbrëmjen e djeshme përballë Belgjikës e cila e vetme me Lukakun në krye, autor i 3 golave arriti ta gjunjëzojë.

Gjithësesi ajo që bëri më tepër përshtypje ishte momenti i aktivizimit të Zllatan Ibrahimovich. Sulmuesi i Milanit në kampionatin italian u grumbullua nga trajneri për këto ndeshje dhe u duk më tepër se do të ishte thjeshtë një grumbullim për të qenë prezent dhe për të dhënë dicka nga karizma e tij brenda dhomave të zhveshjes, por trajneri e refuzoi këtë gjë duke theksuar se po të mos e mendonte se do t'i jepte minuta në dispozicion nuk do ta thërriste. Kështu ndodhi.

Zlatan Ibrahimović u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë në ndeshjen kualifikuese të Euros, në moshën 41.

Ibrahimovich thyen rekord, 41 vjeç luajti në eliminatoret e

“Dua të vazhdoj të luaj futboll, sigurisht nëse ndihem mirë ky është prioriteti im. Ndihem shumë mirë te Milani, nëse ata duan që unë të më mbajnë, jam i lumtur. Jam në dispozicion”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll