Sport

Salihamidzic dhe Kahn nuk e fshehin keqardhjen e tyre për largimin e Nagelsmann!

Hasan Salihamidzic dhe Oliver Kahn nuk e fshehën zhgënjimin e tyre pas largimit të Julian Nagelsmann.

25 Mars 2023, 07:43 Nga DOSJA
Salihamidzic dhe Kahn nuk e fshehin keqardhjen e tyre për largimin e

GJERMANI - Tashmë është zyrtare, Julian Nagelsmann është shkarkuar nga posti i trajnerit të Bayern Munich dhe është zëvendësuar nga Thomas Tuchel. Një vendim jashtëzakonisht i vështirë për t'u marrë, siç tha Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Mynihut: 

"Ishte vendimi më i vështirë i kohës sime si drejtor sportiv i Bayernit. Kam pasur një marrëdhënie të hapur, të besueshme dhe miqësore me Julian, që nga dita e parë. Më vjen keq për ndarjen me Julian. Por pas një analize të kujdesshme të evolucionit sportiv të ekipit tonë, veçanërisht që nga janari dhe me përvojën e gjysmës së dytë të sezonit të kaluar, kemi vendosur së bashku ta lirojmë Julian. Unë i jam shumë mirënjohës Julian për atë që ka bërë për FC Bayern dhe i uroj atij çdo të mirë."

E njëjta histori me Oliver Kahn, i cili e pa veten duke ndërtuar një ekip afatgjatë me ish-trajnerin e Hoffenheim dhe Leipzig:

"Kur nënshkruam me Julian Nagelsmann për FC Bayern në verën e vitit 2021, ne ishim të bindur se do të punonim me të për një afat të gjatë dhe ky ishte qëllimi ynë i përbashkët deri në fund. Julian ndan aspiratën tonë për të luajtur futboll të suksesshëm dhe tërheqës. Por ne e kemi kuptuar se cilësia e ekipit tonë, pavarësisht se fitoi ligën vitin e kaluar, u tregua gjithnjë e më pak.

Pas Kupës së Botës, ne ishim më pak të suksesshëm dhe tërheqës. Luhatjet e forta në performancë i kanë vënë synimet tona në rrezik edhe përtej këtij sezoni. Prandaj kemi reaguar tani. Personalisht dhe në emër të FC Bayern, dua të falënderoj Julian dhe ekipin e tij të trajnerëve dhe i uroj të gjithëve fat në të ardhmen”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll