Sport

Lee Casciaro është “më i fortë” se Ibra, ai mban ‘rekordin’ dhe ia kalon suedezit...

Sulmuesi i Gjibraltarit Lee Casciaro u bë lojtari më i vjetër, që ka luajtur në një ndeshje kualifikuese për Euro të premten. Ai i kalon edhe suedezit Zlatan Ibrahimovic.

25 Mars 2023, 07:18 Nga DOSJA
Lee Casciaro është “më i fortë” se Ibra, ai mban

GJILBRALTAR - I aktivizuar pas minutes 73-të, duke zëvendësuar Isak, në ndeshjen kundër Belgjikës (0-3), i përjetshmi Zlatan Ibrahimovic luajti një ndeshje kualifikuese për “Euro 2024” me Suedinë, në moshën 41 vjeç e 172 ditë, gjë që nuk e bën atë lojtarin më të vjetër. 

Por ky rekord i shpëtoi lojtarit të AC Milan. Në të njëjtën kohë, në fakt, sulmuesi i Gjibraltarit, Lee Casciaro, ka luajtur kundër Greqisë (0-3) në moshën 41-vjeçare dhe... 176 ditësh! Ai është futur në fushën e lojës në minutën e 85-të, duke zëvendësuaer Reece Styche (33), mesa duket, thjeshtë “për t’i prishur” rekordin Zlatan Ibrahimovic.

Lee Casciaro, ndonëse me profesion është polic, ai është dhe golashënuesi më i mirë Gjibraltarit me 3 gola shënuar. Edhe vëllezërit e tij, Kyle dhe Ryan, kanë luajtur gjithashtu me kombëtaren e Gjibraltarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll