Sport

Mesut Ozil: "Të mundje Barcelonën ishte si një orgazëm. Por më kujtohet edhe 5-0..."

25 Mars 2023, 10:54 Nga DOSJA
Mesut Ozil: "Të mundje Barcelonën ishte si një orgazëm.

SPANJE - Në intervistën e gjatë me Marca, ndërmjet shumë e shumë episodesh, ish-playmakeri  Mesut Ozil, që ka luajtur edhe me fanelën e Real Madridit, ka kujtuar emocionet e ndeshjeve të shkëlqyera të ‘El Clasicos’, kundër rivalëve të të gjitha kohërave të Barcelonës.

"Mendoj se kam pasur periudhën më të mirë të atyre ndeshjeve. Sot ‘El Clasico’ e ka humbur intensitetin dhe emocionin.

Të mposhtje atëherë Barcelonën ishte si një orgazmë, kaq e fortë ishte. Por them gjithashtu, se kam përjetuar edhe 5-0 në La Liga 2010, ndeshje është një nga makthet e mia më të mëdha në fushë," - ka thënë ish-mesfushori gjerman i kapluar nga nostalgjia e atyre kohërave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll