Sport

VIDEO / E pabesueshme, Çekia befason Poloninë, Fernando Santos e fillon me humbje!

Vensait ja dalin të mundin skuadrën më të fortë të grupit me shifrat 3-1 duke i shkaktuar humbjen e parë polake që të hënën do të luaj përballë Shqipërisë

24 Mars 2023, 22:01 Nga DOSJA
VIDEO / E pabesueshme, Çekia befason Poloninë, Fernando Santos e

ÇEKI - Polonia, kundërshtarja e Shqipërisë më 27 mars, e nis në mënyrën më të keqe të mundshme sfidën e parë të kualifikueseve të Evropianit 2024 me Çekinë, në “Fortuna Arena” të Pragës.

Sapo kryesori vërshëlleu për nisjen e lojës, vendësit u hodhën menjëherë në sulm dhe fituan në rivënie anësore në gjysmëfushën e polakëve.

Pikërisht nga kjo rivënie erdhi goli që zhbllokoi sfidën që në sekondën e 27-të (realizoi me kokë Krejci).


Sikur të mos mjaftoni ky gol shokues i sekondave të para, një gabim në fazën mbrojtësi i kushtoi rëndë Polonisë, që pësoi golin e dytë nga këmbët e Cvancaras.

Ndërkohë në pjesën e dytë vijon e njëjta histori, Polonia që kërkon të ngushtojë diferencën por që është e pamunur dhe skuadra çeke e shfrytëzon mjaft mire këtë situate jo të favorshme për kundërshtarin e tyre duke i shënuar edhe golin e tretë në mintën e 64 me Kutchtan.

 Ndërkohë Polonia nuk del pa shënuar të paktën golin e nderit në këtë takim të parë në minutën e 87’ Szyanski shënon golin e vetëm për polakët që vlen vetëm për statistikë. Ky ishte debutimi i tyre me Fernando Santos në pankinë i cili nga nesër do të fillojë përgatitjet për ndeshjen e së hënës kundër Shqipërisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll