Sport

Diletta Leota është shtatzënë, ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me gjermanin

Gazetarja italian dhe portieri gjerman Loris Karius, njoftuan në rrjetet sociale se do të bëhen prindër

24 Mars 2023, 20:17 Nga DOSJA

Diletta Leota është shtatzënë, ajo është në

ITALI - Dileta Leota për pak muaj do të bëhet nënë. Ish-sportistja “hot” italiane ka bërë të ditur se është shtatzënë me partnerin e saj, Loris Karius! “Duhet t'ju themi diçka, por ju e dini tashmë? Le të shpërthejmë nga gëzimi! Ne dhe barku im. Së shpejti do të jemi tre”, kanë shkruar ata, në mesazhin e tyre dhe kanë postuar një foto së bashku. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????Diletta Leotta???? (@dilettaleotta)

Leota dhe portieri prej kohësh i Liverpool, që luan për Newcastle, janë bashkë që nga tetori i vitit 2022 dhe në Krishtlindje, italiania e çoi në Siçili për ta prezantuar me prindërit e saj. Megjithatë, ata ende nuk kanë bërë të ditur se janë fejuar apo ndonjë datë martese. 

Diletta Leota është shtatzënë, ajo është në

Diletta Leota është shtatzënë, ajo është në

Që në fillim ata nuk e fshehën lidhjen e tyre dhe paparacët i kapën në momente private në Londër dhe në Miami. Ajo është 31 vjeç dhe ai është dy vjet më i vogël se ajo. Çifti, për shkak të pushimit për ndeshjet e kombëtares, për momentin nuk ka asnjë detyrim dhe kanë udhëtuar së bashku drejt një vendi ku kanë vendosur të bëjnë publike shtatzëninë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gossip e Tv ???? (@gossip__e__tv)

Në të kaluarën prezantuesja bjonde nga Siçilia ishte në një lidhje me ish-sulmuesin e Juventusit, Michele Paolucci, i cili luajti në formë huazimi te Catania në vitin 2008. Më pas Leota kaloi nga futbolli në boks dhe u fejua me Daniele Scardina dhe prej andej në serialet turke, ku "Zoti me krahë", Can Yaman, shkoi aq larg sa t'i propozonte me një unazë 40.000 euro, por duke mos dëgjuar "Po".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Samuel Kratos (@samb6__9)

Nga ana tjetër, Loris Karius ishte në një lidhje prej disa kohësh me bashkatdhetaren e tij Sofia Tomala. Megjithatë, marrëdhënia e tyre u ndërpre në vitin 2021, kur aktorja gjermane pa foto të të dashurit të saj me një grua me flokë të errët në një varkë në Mykonos. Që atëhere Sofia Tomala është e dashura e tenistit Alexander Zverev.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll