Sport

“Gozhdohen” portierët, ndalohen të gjitha 'truket’ e tyre në ekzekutimin e penalltive…

Përpos ndryshimit të rregullores së penalties, Bordi Ndërkombëtar i Rregulloreve të Futbollit (IFAB), ka kërkuar që gjyqtarët të tregohen më rigorozë në kohën shtesë të lojës.

24 Mars 2023, 18:30 Nga DOSJA

“Gozhdohen” portierët, ndalohen të gjitha

ANGLI - Krahët “e gjallë” të portierëve në ekzekutimin e penalltive u ndaluan zyrtarisht nga Bordi Ndërkombëtar i Rregulloreve të Futbollit (IFAB), duke ndaluar çdo lëvizje të tyre përpara ekzekutimit të penalltisë, ndërsa në të njëjtën kohë vendosi që gjyqtarët të tregohen më rigorozë në kohën shtesë të lojës.

Portieri Emiliano Martinez luajti një rol vendimtar në rrugën e kombëtares argjentinase drejt Kupës së Botës, duke qenë përcaktues në penalltitë kundër Holandës dhe Francës.

Portieri i Aston Villas shpesh arrinte t'u "rrëmbente" mendjen kundërshtarëve me kërcimin e tij në portë dhe lëvizje të tjera, të cilave tani IFAB zyrtarisht i ka dhënë fund teknikave të tilla. Konkretisht, Bordi Ndërkombëtar i Rregulloreve të Futbollit ratifikoi vendimin e tij për të ndaluar çdo lëvizje të portierëve në vijë apo drejt kundërshtarit.

Njëkohësisht, ndër të tjera, ai sqaroi edhe kohën e vonesave, duke theksuar se gjyqtarët tani duhet të jenë shumë më të rreptë në përcaktimin e shtesave, duke pasur parasysh humbjet e kohës së lojës efektive gjatë festimit të golave. Këto rregulla do të hynë në fuqi sezonin e ardhshëm.

“Gozhdohen” portierët, ndalohen të gjitha

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll