Sport

Al-Khelaifi: “Po punojmë për të mbajtur Messin, Mbappe dhe Sergio Ramos”...

Nasser Al Khelaifi, president i PSG-së ka zbuluar se klubi po punon për rinovimin e kontratave të tre futbollistëve, për të zgjatur qëndrimin e tyre në Paris.

24 Mars 2023, 20:45 Nga DOSJA
Al-Khelaifi: “Po punojmë për të mbajtur Messin, Mbappe dhe

FRANCE - Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka folur për Messin, Mbappe dhe Sergio Ramos, duke theksuar se klubi po punon për rinovimin e kontratave të tyre.

Me kokën ulur, presidenti i Paris Saint-Germain përfundoi edhe një herë jashtë Europës, çka mesa duket e ka lënë pas të shkuarën dhe ka nisur punës me synimin për një “nesërme” më të mirë për klubin.

Një e ardhme e cila në një skenar të idealizuar do të përfshinte Lionel Messin, Kylian Mbappe  dhe Sergio Ramos, si shtyllat kryesore në listën e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Të paktën këtë e theksoi presidenti i parizienëve, Nasser Al Khelaifi, i cili zbuloi se klubi po punon për rinovimin e kontratave të tre futbollistëve, për të zgjatur qëndrimin e tyre në Paris.

“Ne po punojmë për t'i mbajtur të gjithë. Ne do të analizojmë atë që po bëjmë dhe do të shohim se si mund të sigurohemi që mund të vazhdojmë. Nuk do të gabojmë”,- ka thënë presidenti i PSG-së, i cili sigurisht e sheh zbrazjen e orës së rërës në rastet e Messit  dhe  Ramos, që janë të lirë verën e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll