Sport

Një tjetër rrëmujë në burgun Brias 2, mbrojtësi Dani Alves, shndërrohet në “koka e një rrjeti trafiku” fanelash kontrabandë…

Braziliani, i arrestuar që nga fillimi i këtij viti, vazhdon të jetë shumë i kërkuar nga të burgosurit e tjerë.

24 Mars 2023, 14:48 Nga DOSJA
Një tjetër rrëmujë në burgun Brias 2, mbrojtësi
Dani Alves

SPANJE - Dani Alves mbetet në paraburgim, pasi u akuzua dhjetorin e kaluar për përdhunimin e një gruaje të re në një disko në Barcelonë. Tashmë, ish-anësori brazilian është shumë i kërkuar nga të arrestuarit e tjerë, pasi merr pjesë dhe promovon ndeshje futbolli dhe jep disa autografe dhe, sipas ‘Marca’, prania e tij po krijon një rrjet autentik të “trafikimit të fanelave”.

Sipas të njëjtit burim, në krye të këtij 'biznesi' rezulton të jetë pikërisht ai. Ndodh si më poshtë: një prej të burgosurve lejohet të lëvizë nga krahu në krah dhe ai të mundur mbledhjen e të gjitha fanelave të Barcelonës. Këto, duhet theksuar, hyjnë në burg në dy mënyra, disa dërgohen nga familjet e të burgosurve, të tjerët vijnë me porosi.

I burgosuri i lartpërmendur, më vonë ia çon fanelat Dani Alves për t’i firmosur dhe, pasi i firmos, ia dorëzon pronarëve... në këmbim të cigareve, ose produkteve të tjera të disponueshme në burg. Mësohet se Dani Alves ndodhet në paraburgim që prej datës 20 janar pasi u akuzua për përdhunimin e një 23-vjeçareje natën e 30-31 dhjetorit të vitit të kaluar, në një diskotekë të Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

dani alves

Sondazh

Poll