Politike

Reforma Zgjedhore/ Propozimi i opozitës së bashkuar: Të ngrihet një strukturë e posaçme

25 Shtator 2019, 08:37 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Propozimi i opozitës së bashkuar: Të ngrihet

TIRANË- Përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në konferencën për Reformën Zgjedhore të organizuar nga OSBE, Ivi Kaso, shprehu angazhimin e koalicionit opozitar për mbështetjen e realizimit të kësaj reforme zgjedhore.

Sipas opozitës, personat që janë subjekt i dosjes 339 dhe 184 janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me reformën e vërtetë zgjedhore që ka nevojë vendi.

Për këtë arsye, thuhet në qendrimin e opozitës së bashkuar, reforma e vërtetë zgjedhore mund dhe duhet të realizohet e zbatohet vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Në qendrimin e saj, opozita nuk e njeh legjitimitetin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Duke e cilësuar si një organ që nuk përfaqsëon vullnetin e qytetarëve, pasi ka dalë nga zgjedhjet e blera me krimin në 20017-ën, qendrimi i opozitës për mosnjohjen e këtij komisioni ëhstë i qartë:

“Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.”- thuhet në qendrimin zyrtar të opozitës për reformën zgjedhore.

Propozimi i opozitës për zgjidhjen e këtij problemi është ngritja e një grupi të posaçëm për reformën, që përfaqëson drejt elektoratin shqiptar, në përbërje të të cilit të ketë edhe përfaqssues të partnerëve kryesorë ndërkombëtarë”, u shpreh Kaso.

vijon…

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll