Bota

“Momenti historik në El Salvador” /Gruas shtatëzënë me rrezik të lartë iu mohua aborti, rasti jep shpresë për ndryshimin e ligjit në Amerikën Latine

Rasti i Beatriz po mbrohet nga organizata feministe në El Salvador dhe në mbarë rajonin, të cilat shpresojnë se mund të krijojë ndryshime ligjore ndaj të drejtave seksuale dhe riprodhuese, duke përfshirë abortin në Amerikën Latine.

24 Mars 2023, 15:46 Nga f.i
“Momenti historik në El Salvador” /Gruas
Statujë me shall në mbështetje të Beatriz

AMERIKA LATINE-Gjykata ndër-amerikane e të drejtave të njeriut (IACHR) këtë javë shqyrtoi rastin historik të gruas, të njohur si Beatriz, së cilës iu ndalua të kryente një abort në vitin 2013 edhe pse ishte e sëmurë rëndë. Aktivistët e të drejtave të njeriut në Amerikën Latine shpresojnë se seanca gjyqësore historike mbi rastin e gruas nga El Salvador, së cilës iu mohua aborti në gjendje të rëndë mund t'i hapë rrugën vendit për ndryshimin e ligjeve, shkruan The Guardian. 

Në El Salvador, aborti është i ndaluar në të gjitha rrethanat dhe mund të dënohet deri në 8 vjet burg. Gratë mund të akuzohen edhe për vrasje të rëndë , i cili parashikon një dënim prej 30 deri në 50 vite burg.

Beatriz ishte një grua e re, e cila kërkoi një abort për t'i dhënë fund shtatzënisë në vitin 2013. Ajo vuante nga lupusi, artriti dhe dështimi i veshkave dhe fetusi që mbante nuk do të mbijetonte jashtë mitrës. Ajo iu drejtua gjykatës supreme të drejtësisë në Salvador, e cila refuzoi kërkesën e saj për një abort. Gruaja u lejua përfundimisht të kryente ndërhyrjen urgjente pasi u sëmur rëndë, foshnja e saj jetoi vetëm disa orë.

Rasti i Beatriz po mbrohet nga organizata feministe në El Salvador dhe në mbarë rajonin, të cilat shpresojnë se mund të lejojnë ndryshime ligjore ndaj të drejtave seksuale dhe riprodhuese, duke përfshirë abortin në Amerikën Latine.

 

abort amerika latine beatriz

Sondazh

Poll