Art&Argëtim

Një burrë i hyn në shtëpi Rihanna-s: Dua t'i propozoj për martesë!

Sipas TMZ, ai u pikas nga sigurimi, e kur u kap pretendoi se shkoi tek banesa për t'i propozuar yllit nga Barbados. Aiu vu në pranga dhe pas një bisede me truprojat u la i lirë pasi teknikisht nuk kishte shkelur asnjë ligj.

24 Mars 2023, 17:52 Nga k.m.
Një burrë i hyn në shtëpi Rihanna-s: Dua t'i propozoj
Rihanna

SHBA- Edhe pse Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të dytë me A$AP Rocky, duket se ka ende persona që e adhurojnë dhe duan ta bëjnë gruan e tyre. I tillë ishte rasti i një burri të paidentifikuar, i cili arriti të shmangë sistemin e sigurisë në shtëpinë e saj dhe t'i afrohet këngëtares.

Sipas TMZ, ai u pikas nga sigurimi, e kur u kap pretendoi se shkoi tek banesa për t'i propozuar yllit nga Barbados. Aiu vu në pranga dhe pas një bisede me truprojat u la i lirë pasi teknikisht nuk kishte shkelur asnjë ligj.

Është e paqartë nëse Rihanna apo partneri i saj ishin në shtëpi në atë moment.

Kjo nuk është hera e parë që shtëpia e Rihannës vihet në shënjestër të të panjohurve. Në vitin 2018, një tjetër burrë u arrestua brenda shtëpisë së saj në Los Angeles. Mendohet se ai ishte në shtëpi për të paktën një ditë para se të pikasej nga ekipi i sigurisë. Kur u kap, ai u tha autoriteteve se kishte shkuar për të bërë seks me yllin e popit.

rihanna

Sondazh

Poll