Art&Argëtim

Gisele Bündchen flet hapur për fundin e martesës me Tom Brady: Dua të jetë më i lumturi në botë

Giselle ndjeu të nevojshme të qartësonte fjalët se karriera e bashkëshortit të saj si futbollist ishte rrënja e të gjithë problemit.

23 Mars 2023, 15:47 Nga k.m.a.d.
Gisele Bündchen flet hapur për fundin e martesës me Tom Brady:
Gisele Bündchen dhe Tom Brady

SHBA- Supermodelja braziliane Gisele Bündchen ka qartësuar thashethemet lidhur me divorcin e saj me qendërmbrojtësin amerikan të futbollit, Tom Brady, duke e cilësuar këtë ndarje si “vdekje dhe rilindje”. Çifti i njohur publikisht njoftoi në tetor të vitit të shkuar se do i jepnin fund martesës së tyre 13-vjeçare. Në një deklaratë, Brady tha se e morën këtë vendim “në mënyrë miqësore dhe me mirënjohje për kohën e kaluar bashkë”.

Në një intervistë të ditëve të fundit për Vanity Fair, Giselle ndjeu të nevojshme të qartësonte fjalët se karriera e bashkëshortit të saj si futbollist ishte rrënja e të gjithë problemit. Ajo shpjegoi se ndarja e tyre nuk mund të shpjegohet lehtësisht, dhe se është pjesë e një "puzzle" më të madh.

“Dëgjoni, gjithmonë kam brohoritur për të, dhe do vazhdoj ta bëj përgjithmonë. Nëse ka një person që dua të jetë më i lumturi në botë, është ai, më besoni,”- tha Bündchen.

Supermodelja shtoi se më këtë ndarje është duke “vajtuar vdekjen e ëndrrës së saj”.

“Është e vështirë sepse imagjinon se jeta jote do të ishte në një mënyrë të caktuar dhe ke bërë gjithçka që munde. Unë besoja në përralla kur isha fëmijë. Mendoj se është bukur të besosh në to. Dua të them, jam shumë mirënjohës që i besoja,”-shtoi ajo. 

Brady dhe Bündchen u takuan për herë të parë në vitin 2006. Dyshja filluan të dilnin bashkë në të njëjtin muaj kur ylli i futbollit ndërpreu marrëdhënien e tij me ish të dashurën Bridget Moynahan. Supermodelja dhe Brady u martuan më vonë në vitin 2009.
Ish-çifti kanë dy fëmijë, Vivian dhe Benjamin.

gisele bündchen tom brady

Sondazh

Poll