Art&Argëtim

Prapaskenat "The Little Mermaid"/ Halle Bailey kalonte 13 orë në ditë në ujë për të regjistruar filmin

Aktorja shtoi se filmi do të japë një pamje më moderne të historisë klasike të sirenës së vogël.

24 Mars 2023, 10:43 Nga k.m.
Prapaskenat "The Little Mermaid"/ Halle Bailey kalonte 13 orë
Halle Bailey

SHBA- Për t'u bërë Princesha Ariel në filmin e Disney-t "The Little Mermaid", Halle Bailey shumë herë duhet të qëndronte mbi 13 orë në ujë. Filmi, i drejtuar nga Rob Marshall, vuri në dispozicion depozita uji dhe efekte vizuale për të krijuar skena nënujore.

Aktorja shtoi se filmi do të japë një pamje më moderne të historisë klasike të sirenës së vogël.

“Jam shumë e emocionuar për versionin tim të filmit, sepse ne e kemi ndryshuar përfundimisht perspektivën e dëshirës së tij për të lënë oqeanin për një djalë. Është shumë më e madhe se kaq. Ka të bëjë me veten, qëllimin e saj, lirinë e saj, jetën e saj dhe atë që ajo dëshiron. Si gra jemi të mahnitshme, jemi të pavarura, jemi në modë, jemi gjithçka,”- tha Bailey. 

Little Mermaid shfaqet në kinema më 26 maj nga Disney.

"Sirena e Vogël" tregon historinë e Arielit, vajzës më të vogël dhe më të gjallë të mbretit Triton, e cila është e etur për aventura. Ajo dëshiron të mësojë më shumë për botën përtej detit, dhe ndërsa viziton sipërfaqen, bie në dashuri me princin Eric. Në botën e saj, sirenave u ndalohet të kenë kontakt me njerëzit, por Ariel dëshiron të ndjekë zemrën e saj. Kështu ajo bën një marrëveshje me shtrigën e keqe të detit, Ursula, e cila i jep mundësinë të dalë në breg, por e vë jetën në rrezik.

halle bailey

Sondazh

Poll