Art&Argëtim

DRAMA e 'Tik Tok'! Mesazhi i Selena Gomez për ndjekësit: Hailey ka marrë kërcënime me vdekje, ndaloni së bullizuari

Hailey ka telefonuar Selenën duke i thënë që ka marrë kërcënime me vdekje nga fansat e saj.

24 Mars 2023, 14:41 Nga a.d
DRAMA e 'Tik Tok'! Mesazhi i Selena Gomez për ndjekësit:
Hailey Bieber dhe Selena Gomez

SHBA- Kanë kaluar disa javë që nga drama që pushtoi rrjetin mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber. Gjatë këtyre javëve, Gomez u bë gruaja më e ndjekur në Instagram, duke fituar 10 milionë ndjekës e duke i’a kaluar Kylie Jenner. Hailey nga ana tjetër, përveç urrejtjes së vazhdueshme që ka marrë në rrjet, humbi dhe 1 milionë ndjekës.

Pas ditëve të tëra në heshtje, Selena më në fund reagoi në një postim në instastory ku u shpreh:

“Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri me dijeni se ka marrë kërcënime me vdekje dhe shumë negativitet. Ky nuk është qëndrimi që dua të përcjell. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje apo bullizim.”

Në fund Selena shtoi se dëshironte që e gjitha kjo të mbaronte.

DRAMA e 'Tik Tok'! Mesazhi i Selena Gomez për ndjekësit:

Drama filloi disa javë më parë kur fansat akuzuan Kylie Jenner dhe Hailey Bieber se po talleshin me vetullat e Gomez. Pas kësaj, shumë video të vjetra kanë dalë në sipërfaqe, ku Hailey shfaqet si një “mean girl” duke ofenduar shoqen e ngushte të Gomez, Taylor Swift.

Që atëherë, fansat nuk kanë ndaluar së mbrojturi idhullin e tyre të fëmijërisë./Dosja.al

selena gomez haileybieber justinbieber drama kyliejenner

Sondazh

Poll