Art&Argëtim

Shkarkoi katër persona/ Jamie Foxx dhe Cameron Diaz shihen në xhirime pas incidentit

Foxx është shfaqur në xhirimet e "Back In Action" me Cameron për herë të parë  pas incidentit, ku aktorja ishte një prej personave të larguar nga xhirimet.

23 Mars 2023, 19:09 Nga f.i
Shkarkoi katër persona/ Jamie Foxx dhe Cameron Diaz shihen në xhirime
Jaime Foxx dhe Cameron Diaz

BRITANI-Aktorja Cameron Diaz dhe Jaime Foxx janë rikthyer në setin e filmit të tyre aksion në ‘Netflix’ për herë të parë që kur Foxx pushoi katër persona. Daily mail shkruan se Foxx është shfaqur në xhirimet e "Back In Action" me Cameron për herë të parë  pas incidentit, ku aktorja ishte një prej personave të larguar nga xhirimet. Aktori është parë duke filmuar skena me Cameron Diaz në një mjedis fshati të mbuluar me borë në Britani.

Incidenti sipas një raporti mendohet se erdhi për shkak se filmi ishte objektivi i një mashtrimi prej 40,000 dollarësh dhe ndaloi prodhimin e tij.

 “Duket sikur ata u përpoqën të ofronin një orë Rolex si pjesë e marrëveshjes,”- tha një burimi.

Cameron u tërhoq zyrtarisht nga karriera e saj në Hollywood në vitin 2018 dhe njoftoi se nuk do të rikthehej më si aktore. Cameron do të tërhiqet nga karriera e saj e aktrimit në përfundim të “Back in Action”, në mënyrë që të mund të fokusohet të jetë nënë e vajzës së saj 3-vjeçare, Raddix.

 “Këto ditë pune 10-orëshe të njëpasnjëshme kanë qenë shumë të lodhshme për të dhe ajo e urren të qenit larg Raddix,”- tha një burim i afërt i aktores.

cameron diaz jaime fox

Sondazh

Poll