Art&Argëtim

"Ke qëndruar shumë shtrirë”, u ‘tall’ me konkurrenten, komentuesit ‘shpëthejnë’ ndaj Katy Perryt

Liebe reagoi në llogarinë e saj në 'Tik-Tok' duke thënë se njerëzit kanë pyetur se si ndihej ajo për shakanë, duke treguar se ndihej në turp dhe e lënduar.

23 Mars 2023, 19:31 Nga f.i
"Ke qëndruar shumë shtrirë”, u ‘tall’ me
Sara Beth Liebe dhe Katy Perry

SHBA- Komenti i Katy Perry-t ndaj një nëne të re me tre fëmijë, e ka bërë këngëtaren të akuzohet si “paragjykuese ndaj nënave. Mediat raportojnë se ngjarja ndodhi në konkursin e këngës ‘American Idol’ mes konkurrentes Sara Beth Liebe dhe këngëtares Katy Perry dhe kolegëve të saj gjyqtarë, Lionel Richie dhe Luke Bryan.

Në momenti që Liebe u ngjit në skenë ajo mori komplimente për pamjen e saj, duke e krahasuar me një 16-vjecare, por kur tregoi se ishte nënë e dy fëmijëve të gjithë u befasuan. Pikërisht kur zbuloi se ishte nënë e tre fëmijëve, Perry u ngrit me shaka nga karrigia e saj dhe u aktroi sikur do të humbte ndjenjat mbi tavolinë.

“Nëse Katy shtrihet në tavolinë, mendoj se do të humbas”,- tha Liebe.

“Zemër, ti ke qenë shtrirë shumë në tavolinë,”- tha Perry.

Ky koment shkaktoi reagime në mediat sociale dhe fansat mendojnë se Perry e paragjykoi dhe e turpëroi atë.

Liebe reagoi në llogarinë e saj në 'Tik-Tok' duke thënë se njerëzit kanë pyetur se si ndihej ajo për shakanë, duke treguar se ndihej në turp dhe e lënduar.

“Dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast vetëm për të thënë është mjaft e vështirë të jesh nënë dhe është mjaft e vështirë të jesh një grua. Doja gjithashtu të përfitoja nga ky rast për të thënë se të gjitha nënat e reja dhe nënat në përgjithësi … të vazhdoni t’i doni foshnjat tuaja. Askush nuk meriton të ndihet i mërzitur për këtë. Mendoj se nëse je një mama e mirë dhe i do fëmijët e ta, kjo është gjithçka që ka vërtet rëndësi. Komentet e tjera thjesht nuk ndihen të nevojshme”, -shtoi ajo.

katy perry sara beth liebe

Sondazh

Poll