Bota

Kosova dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshje në vlerë mbi 62 milionë euro

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

24 Mars 2023, 14:11 Nga I.A
Kosova dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshje në vlerë mbi
Qeveria e Kosovës

KOSOVË- Qeveria e Kosovës dhe Zyra e Bashkimit në Prishtinë, kanë nënshkruar të premten marrëveshjen financiare për programin vjetor financiar IPA 2022, e cila i sjell vendit mbi 62 milionë euro. KosovaPress shkruan se nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Që të dyja palët presin që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës me qëllim të nis sa më parë zbatimi i projekteve që financohen nga këto fonde. Zëvendëskryeministri, Bislimi tha se 62.25 milionë eurot nga kjo marrëveshje do të përkrahin një sërë projektesh për profesionet e lira, ato për mjedis dhe energji të gjelbër, efiçiencë të energjisë, menaxhim të mbeturina e ujërave të zeza. Ai theksoi se Kosova brenda një periudhe të shkurtër ka nënshkruar tri  marrëveshje me radhë në kuadër të programeve IPA III.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes për IPA 2022, Kosova po përfiton 62.25 milionë euro nga BE-ja të cilat do të zbatojnë një sërë projektesh sikurse përkrahja për profesionet e lira në Kosovë, instrumenti i përafrimit me standardet e BE-së, përkrahja për mjedisin dhe energjinë e gjelbër, efiçienca e energjisë, ekonomia qarkore dhe menaxhimi i mbeturina ujërat e zeza zhvillimi i përgjithshëm socio-ekonomik si dhe përkrahja dhe integrimin e komuniteteve”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se me këtë marrëveshje rikonfirmohet se BE-ja është ofruesi më i madh i ndihmës financiare për Kosovën. Ai tha se kjo ndihmë financiare mbi 62 milionë euro për Kosovën mbështet zhvillimin ekonomik të përgjithshëm në Kosovë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së IPA 2022 zëvendëskryeministri, Besnik Bislmi bashkë me përfaqësuesit e BE do të zhvillojnë një takim mbi tri orësh ku do të diskutojnë për progresin dhe sfidat e vendit në kuadër të programit të IPA-së. BE-ja ka filluar ofrimin e financimit IPA për Kosovën që në vitin 2007.

tomas szunyog besnik bislimi

Sondazh

Poll