Bota

Pas 'paqes', Kurti cakërron gotat me Ramush Haradinajn në Gllogjan

Ai është pritur në kullë nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me të cilin kanë ngritur edhe një dolli me nga një gotë raki.

24 Mars 2023, 13:56 Nga I.A
Pas 'paqes', Kurti cakërron gotat me Ramush Haradinajn në
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron sot në Gllogjan me rastin e 25 vjetori të Epopesë së Dukagjinit. Ai është pritur në kullë nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me të cilin kanë ngritur edhe një dolli me nga një gotë raki.

Kreu i Qeverisë së Kosovës Albin Kurit ka mbajtur edhe një fjalim në organizimin e bërë në Gllogjan, ku e ka përmendur Ramush Haradinajn. Pasi i është referuar “z. Ramush Hradinaj”, Kurti ka bërë një buzëqeshje të lehtë dhe pastaj është duartrokitur nga të pranishmit.

Pas 'paqes', Kurti cakërron gotat me Ramush Haradinajn në
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Albin Kurti dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj duket se kanë bërë 'paqe' mes tyre pas marrëveshjes evropiane me Serbinë. Kurti ka pranuar planin franko-gjerman dhe është zotuar që ta respektojë këtë marrëveshje pas takimit me Vuçiç më 18 mars në Ohër. Ndërkohë që nga ana tjetër, Ramush Haradinaj është i vetmi lider i opozitës në Kosovë, i cili ka theksuar se kjo marrëveshje është në favor të Kosovës, ndryshe nga krerët e partive të tjera opozitare, të cilat e kanë mohuar këtë. 

albin kurti ramush haradinaj

Sondazh

Poll