Politike

“Dështoi qeveria”, Braçe i sulet opozitës pas refuzimit të Gjermanisë: Zara! Nuk harron ironinë për Çim Pekën (Foto

24 Shtator 2019, 20:29 Nga DOSJA
“Dështoi qeveria”, Braçe i sulet opozitës pas

TIRANËZëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi Grupet Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman vendosën sot se për Shqipërinë nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar 9 kushte kryesore dhe disa nënkushte të tjera.

Në një status në rrjetet sociale, Braçe ka sulmuar opozitën, të cilët i quan ‘zara’. Zëvendës kryeministri u përgjigjet përfaqësuesve të opozitës të cilët theskuan më parë refuzimi i Gjermanisë erdhi si pasojë e dështimit të qeverisë shqiptare.

“GJERMANIA VENDOS: PO NEGOCIATAVE TE BE ME SHQIPERINE! ZARAT ne sulm! Deri dje: S’ka PO nga Gjermania! Tani, pas PO-se: Ka kushte,”- shkruan Braç, ndërkohë që në fotot e postimit të tij nuk ka munguar edhe ironia për drejtuesin e portalit Syri.net, Çim Peka, që u akuzua për shpërndarjen e një lajmi të rremë që parashikonte tërmetin e fuqishëm.

Pekës, Braçe i ka vendosur mbishkrimin ‘më i bukuri’.

Bundestagu gjerman publikoi raportin ku theksohet mjaft qartë se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë poltike dhe se nuk ka hapje të negociatave për vendin tonë, pa plotësuar nënëtë kushtet kryesore dhe pa u zgjidhur kriza. Një ndër pikat kryesore . janë procedimi penal për ata që janë përfshirë në blerje votash dhe një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërine e votimeve të 30 Qershorit.

Menjëherë pas këtij vendimi, Rama bëri një status në rrjetet sociale ku falenderonte Gjermaninë për vendimin. Ndërsa opozita e ka quajtur një dështim të qeverisë shtimin e këtyre kushteve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace gjermania bllokon shqiperine erion brace gjermania bllokon shqiperine

Sondazh

Poll