Sport

Gjyqtari slloven i ‘Katar 2022’, i besuari i UEFA-s për sfidën Poloni - Shqipëri!...

Gjyqtari kryesori i këtij takimi ka qenë pjesë e ‘skuadrës’ së arbitrave edhe e Kupës së Botës në Katar, ku ka drejtuar Uells apo Angli.

24 Mars 2023, 12:12 Nga DOSJA

Gjyqtari slloven i ‘Katar 2022’, i besuari i UEFA-s për

TIRANE - Kombëtarja shqiptare do t’i startojë ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” me ndeshjen në transfertë ndaj Poloninë, më 27 mars, në Varshavë (20:45). Në prag të këtij dueli, UEFA ka bërë me dije edhe arbitrat e sfidës.

Ai që do të jepë drejtësi në takim do të jetë slloveni Slavko Vincic. 43-vjeçari është ndër emrat e njohur të arbitrimit në Europë, teksa ishte kryesor në fitoren 7-0 të Manchester Cityt kundër RB Leipzig në Champions League një javë më parë.

Ndër arbitrat më të mirë në Slloveni, Vincic, në këtë transfertë debutuese për trajnerin Sylvinho në pankinën kuqezi, ndihmësa të tij do të jenë Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic, teksa i katërt Rade Obrenovic. Kryesori i këtij takimi ka qenë pjesë e ‘skuadrës’ së gjyqtarëve edhe e Kupës së Botës në Katar, ku ka drejtuar Uells apo Angli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll