Sport

“Mbretëresha” sportit jep verdiktet: nuk ka rikthim në garat ndërkombëtare për rusët! Ndahet ‘kufiri’ edhe për transgjinorët

Sebastian Coe, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF), ka konfirmuar se rusët dhe bjellorusët janë ende të përjashtuar nga garat ndërkombëtare.

24 Mars 2023, 07:20 Nga DOSJA
“Mbretëresha” sportit jep verdiktet: nuk ka rikthim në
Presidenti i Atletikës Botërore, Sebastian Coe

ANGLI - Atletika ndërkombëtare ka vendosur ndalimin e rikthimit të atletëve rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare. Ata në të vërtetë do të mbeten "të përjashtuar" nga garat ndërkombëtare në "të ardhmen e afërt", për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, tha të enjten Presidenti i Atletikës Botërore, Sebastian Coe, një vit e gjysmë përpara Lojërave Olimpike në Paris.

Në një aspekt tjetër, Këshilli i Federatës Ndërkombëtare ka vendosur të ripranojë Federatën Ruse të Atletikës në IAAF, e cila ishte pezulluar pas një skandali të madh dopingu për më shumë se shtatë vjet. Por kjo nuk ndryshon asgjë në lidhje me pjesëmarrjen e menjëhershme të atletëve rusë në garat ndërkombëtare.

Pozicioni i sportit olimpik nr.1 ishte veçanërisht i pritshëm, pasi debati po fryhet mbi riintegrimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë në sportin botëror.

Pasi "rekomandoi" në shkurt 2022 përjashtimin e tyre nga garat ndërkombëtare, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kishte shfaqur në fillim të vitit dëshirën e tij "për të eksploruar mënyra" për të rikthyer atletët rusë dhe bjellorusë në gjirin e sportit botëror, ndoshta nën një flamur neutral, me kusht që ata "të mos e mbështesin në mënyrë aktive luftën në Ukrainë".

“Mbretëresha” sportit jep verdiktet: nuk ka rikthim në

Gjithsesi, Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka vendosur të krijojë një grup pune me temën e përjashtimit të sportistëve rusë dhe bjellorusë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Personat transgjinorë, të ndaluar në garat e femrave

Përveç kësaj, Sebastian Coe foli edhe për situatën e personave transgjinorë. Ata janë të ndaluar nga garat e atletikës për femra "nga 31 marsi". "Këshilli i IAAF-it ka vendosur të përjashtojë nga garat ndërkombëtare të femrave, atletet transgjinore meshkuj dhe femra që kanë përjetuar pubertetin mashkullor,"- shpjegoi Sebastian Coe.

“Këshilli ka ndërmarrë veprime të qarta për të mbrojtur kategorinë femërore të sportit tone, duke kufizuar pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë dhe interseks”,- shtoi Sebastian Coe. Shumica e palëve të interesuara të atletikës të konsultuar "besonin se atletët transgjinorë nuk duhet të konkurrojnë në kategorinë e femrave",- vazhdoi ai.

“Për shumë, provat që gratë trans nuk kanë një avantazh ndaj grave biologjike janë të pamjaftueshme”,- shtoi zyrtari. Ata duan më shumë prova përpara se të shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes në kategorinë e femrave.”

Rregullat aktuale kërkonin që atletët transgjinorë që dëshirojnë të marrin pjesë në kategorinë e femrave, të mbajnë nivelet e tyre të testosteronit nën pragun prej 5 nmol/L për një vit.

Përveç kësaj, atletët interseks, për shembull emblematikja e Afrikës së Jugut, Caster Semenya, duhet që nga prilli 2018 të ruajnë nivelet e tyre të testosteronit nën pragun e 5 nmol/L për 6 muaj për të marrë pjesë në ngjarje, që variojnë nga 400 m deri në milje.

“Mbretëresha” sportit jep verdiktet: nuk ka rikthim në

Kjo rregullore ishte denoncuar nga Semenya, kampione e dyfishtë olimpike në 800 metra, e cila nuk pranoi ta zbatonte atë me trajtim hormonal, ose një operacion, por që kishte humbur ankesat e paraqitura në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

IOC u kishte kërkuar federatave sportive në nëntor 2021 të vendosnin kriteret e tyre për të lejuar transgjinorët dhe personat interseks të konkurrojnë në nivele të larta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll