Sport

Formula 1/ Ish-partnerja e një kampioni bote, arrestohet në Tokio për drogë...

Ish-bashkëshortja e Jenson Button, kampionit të botës në Formula 1 në vitin 2009, Jessica Michibata u arrestua të mërkurën më 22 mars nga policia japoneze, në një hotel në Tokio për posedim të dyshuar të drogës.

24 Mars 2023, 07:26 Nga DOSJA
Formula 1/ Ish-partnerja e një kampioni bote, arrestohet në Tokio
Jessica Michibata ishte partnerja e Jenson Button për shtatë vjet

JAPONI - Jessica Michibata njihet në familjen e Formula 1, pasi ka qenë partnerja e Jenson Button. Modelja japoneze (38) filloi të fliste për të shkuarën sërish, pasi u arrestua të mërkurën për posedim të dyshuar droge. 

Në momentin e arrestimit nga policia japoneze, ish-gruaja e kampionit britanik të botës në vitin 2009 po qëndronte me një të njohur në një hotel në Tokio, ku dyshohej se priste dorëzimin e MDMA, sipas “The Japan Times”.

E fshehur në një pako, e mbërritur nga jashtë dhe që ishte destinuar për të, droga ishte përgjuar nga autoritetet, të cilët vazhduan me arrestimin e Jessica Michibata në ambientet e institucionit.  Kjo i fundit mohoi akuzat ndaj saj dhe pretendoi se ishte e pafajshme. 

Formula 1/ Ish-partnerja e një kampioni bote, arrestohet në Tokio

“Aktualisht nuk jemi në gjendje të kontaktojmë drejtpërdrejt me Michibata dhe po mbledhim informacione për të konfirmuar faktet. Duke qenë se ngjarja është nën hetim policor, ne do të përmbahemi nga zbulimi i detajeve të mëtejshme”,- komentoi policia japoneze.

Jessica Michibata dhe Jenson Button u takuan në një bar hoteli në Tokio në vitin 2008 përpara se të martoheshin gjashtë vjet më vonë. Por martesa e tyre zgjati vetëm disa muaj dhe ata vendosën të divorcohen pas vetëm një viti, duke mbetur megjithatë në marrëdhënie të mira.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll