Sport

Filloi Ramazani, ja “italianët” e Serisë A që do të respektojnë ritin e agjërimit…

Për 30 ditë, lojtarët në Seria A që ndjekin urdhërat e Islamit nuk do të jenë në gjendje të konsumojnë ushqim dhe pije nga lindja deri në perëndim të diellit, edhe nëse kjo do të varet gjithmonë nga zgjedhjet individuale.

24 Mars 2023, 07:32 Nga DOSJA

Filloi Ramazani, ja “italianët” e Serisë A që do

ITALI - Si çdo vit, në bazë të kalendarit islamik, besimtarët kthehen për të festuar Ramazanin, një nga pesë shtyllat e Islamit, muaji në të cilin përkujtohet shpallja e parë e Kuranit të Muhamedit. Ky përvjetor përfshin praktikën e agjërimit (Ṣawm) dhe festohet gjithashtu edhe nga shumë lojtarë të Serisë A. 

Ramazani i vitit 2023 filloi më 23 mars dhe do të përfundojë më 22 prill: për 30 ditë ata që ndjekin urdhërat e fesë islame dhe nuk do të mund të konsumojnë ushqim dhe pije nga agimi deri në muzg.

Përjashtohen nga praktika të moshuarit, fëmijët, të sëmurët, gratë shtatzëna ose me menstruacione, udhëtarët dhe njerëzit që duhet të bëjnë punë të rënda: ata që munden do ta respektojnë më vonë agjërimin. 

Nuk ka asnjë përjashtim për sportistët edhe nëse, duhet nënvizuar, debati për këtë çështje është shumë i ndezur dhe në fund zgjedhja e respektimit të rreptë ose të mos agjërimit diktohet shpesh nga ndërgjegjja individuale.

Në çdo rast, siç u përmend, ka shumë lojtarë myslimanë në Seria A dhe disa prej tyre do të kenë një muaj të mbushur me angazhime: që nga momenti kur do të kthehen në fushë pas pushimit deri në fund të Ramazanit.

Në fakt do të luajnë 6 ndeshje të mëdha (Milano, Napoli dhe Roma) ose 7 ndeshje (Inter dhe Juventus), ndërmjet Serisë A, Kupës së Italisë dhe Champions League ose Europa League. Pa llogaritur, natyrisht, angazhimet me kombëtaret në dhjetë ditët e ardhshme.

Ja dhe disa nga futbollistët “italianë”, të cilët do të agjerojnë:

INTER: Edin Dzeko, Hakan Calhanoglu

JUVENTUS: Paul Pogba

AC MILAN: Ismael Bennacer, Malick Thiaw, Tiémoué Bakayoko

NAPOLI: Eljif Elmas, Amir Rrahmani, André-Frank Zambo Anguissa

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll