Sport

Tenistja Kostyuk refuzon të përshëndesë rusen Potapova dhe i vjen keq për heshtjen e WTA-së ndaj luftës në Ukrainë...

E mundur nga Potapova në turneun e Miamit, tenistja ukrainase nuk pranoi të shtrëngonte duart me kundërshtaren e saj dhe akuzon WTA-në se ka injoruar një kërkesë për një takim për të diskutuar rastin e tenistëve rusë dhe bjellorusë.

24 Mars 2023, 11:57 Nga DOSJA
Tenistja Kostyuk refuzon të përshëndesë rusen Potapova dhe i
Tenistja ukrainase Marta Kostyuk kërkon që të organizohet një takim me WTA në lidhje me pjesëmarrjen e tenistëve rusë

SHBA - Ukrainasja Marta Kostyuk ka kritikuar WTA-në për injorimin e një kërkese për t'u takuar me lojtarët nga vendi i saj, i shkatërruar nga ndërhyrja e ushtrisë ruse në Ukrainë. Të enjten pas humbjes së saj në turneun e Majamit nga rusja Anastasia Potapova, ajo refuzoi t’i jepete dorën kundërshtares. “Ne donim një takim me bordin e drejtorëve të eventit dhe nuk e arritëm. Asnjë përgjigje, asgjë, vetëm heshtje,”- u ankua Kostyuk për mediat.

Javën e kaluar, bashkatdhetarja e saj Lesia Tsurenko, tha se disa lojtarë ukrainas e kishin bërë këtë kërkesë. Ajo u tërhoq pak para se të përballej me bjelloruse Aryna Sabelenka në turneun Indian Wells, duke shpjeguar më pas, se kishte pësuar një "sulm paniku" pas një bisede me shefin e WTA-së mbi pasojat e pushtimit rus të vendit të saj. 

Kostyuk (e 38-ta në botë) refuzoi të diskutonte çështjet që ajo, Tsurenko dhe bashkatdhetarët e tjerë, donin të ngrinin me drejtuesit. “Përpara se të zhvillohet një takim, nuk mendoj se është ide e mirë të flasim për këtë”,- tha ajo.

Në Miami, fati i shortit e vendosi atë në të njëjtën rrugë drejt raundit të dytë si Potapova (e 26-ta). Në përfundim të një ndeshjeje nën tension të lartë, e cila gjithsesi u zhvillua pa incidente, kjo e fundit fitoi me rezultatin 6-1, 6-3, për të kaluar në raundin e 3-të, ku do të përballet me amerikanen Coco Gauff (e 6-ta).

Javën e kaluar, Aryna Sabalenka pranoi se "ka shumë tension" midis rusëve dhe bjellorusëve nga njëra anë dhe ukrainasve nga ana tjetër. "Natyrisht që ka tensione, ne nuk jemi miq, ne jemi në luftë tani,"- tha 20-vjeçarja Kostyuk, e cila fitoi titullin e saj të parë WTA në Austin në fillim të kësaj jave, duke mposhtur rusen Varvara Gracheva në finale. “Mund të mos përshëndes disa lojtarë, por kurrë nuk jam afruar me askënd, nuk kam folur kurrë me askënd. Ndoshta kam përhapur urrejtje vetëm nga prania ime”, tha ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll