Sport

Zgjerohet rrethi, edhe dy drejtues të tjerë të futbollit kinez nën hetim për korrupsion...

Edhe dy zyrtarë të lartë të futbollit kinez janë duke u hetuar për "shkelje të rënda të ligjit", tha të premten Administrata e Përgjithshme e Sportit. Në Kinë, shtypja e qeverisë shtrihet në të gjithë futbollin kombëtar.

24 Mars 2023, 10:52 Nga DOSJA
Zgjerohet rrethi, edhe dy drejtues të tjerë të futbollit kinez

KINE - Ndërsa një rast korrupsioni, në nivelin më të lartë të autoriteteve të futbollit kinez, trazon vendin që prej nëntorit, dy drejtues të rinj u vunë në shënjestër të një hetimi këtë të premte, siç deklaroi Administrata e Përgjithshme e Sportit Kinez. 

Shefi i departamentit të garave të Federatës Kineze të Futbollit (CFA) Huang Song dhe kreu i komitetit disiplinor të Federatës Kineze të Futbollit (CFA) Wang Xiaoping janë të dy nën hetim, sipas Administratës së Përgjithshme të Sportit, organi më i lartë sportiv në Kinë, për shkelje të rënda të ligji.

Ata janë të fundit në një seri drejtuesish të lartë të futbollit, që janë përfshirë në një rast që nga nëntori, duke përfshirë drejtorin e CFA-së Chen Xuyuan, si dhe ish-trajnerin e kombëtares dhe lojtarin e Premier League, Li Tie. 

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme për veprat e supozuara kur u shpallën hetimet, por termi përdoret zakonisht nga agjencitë qeveritare kineze për t'iu referuar korrupsionit.

Një tifoz futbolli, presidenti kinez Xi Jinping, nuk e fsheh faktin se do të donte ta shihte vendin e tij, një gjigant ekonomik dhe demografik, të presë apo edhe të fitonte një Kupë Bote. 

Por fushata e tij kundër korrupsionit ka përfshirë futbollin vendas muajt e fundit, duke goditur një sektor tashmë të rrethuar nga vështirësitë financiare dhe ndikimi i politikës zero Covid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll