Politike

Vendimi i CDU/CSU, Bardhi: Lajm i mirë që njihet kriza, nuk hapen negociatat me gënjeshtrat e Ramës

24 Shtator 2019, 19:57 Nga DOSJA
Vendimi i CDU/CSU, Bardhi: Lajm i mirë që njihet kriza, nuk hapen

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm ei Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi ka reaguar pasi Grupet Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman vendosën sot se për Shqipërinë nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar 9 kushte kryesore dhe disa nënkushte të tjera.

Në një status në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se nuk hapen negociatat me gënjeshtrat e kryeministrit Edi Rama. Më tej sekretari i PD-së theskon se është lajm i mirë që Bundestagu ka njohur krizën në Shqipëri.

“Edi Rama gënjen shqiptarët për të treten herë rradhazi për negociatat.

Bundestagu ka shprehur vullnetin e ditur prej kohësh për t’i hapur negociatat me Shqipërinë, por nuk ka autorizuar qeverinë gjermane të përcaktojë një datë për nisjen e tyre, siç ka bërë me Maqedoninë e Veriut.

Shqipëria duhet të plotësojë 9 kushte, në mënyrë që të nisë realisht bisedimet e anëtarësimit për në Bashkimin e Europian. Çdo gjë tjetër që u thuhet shqiptarëve nga Edi Rama, Taulant Balla dhe klonë të tjerë të Ramës është gënjeshtër, është mashtrim, është propagandë!

Mashtrimet e Edi Ramës nuk i hapin dot negociatat! Europa na pranon me strandarde dhe jo me propagandë e mashtrime!

Lajmi i vërtetë i mirë nga Bundestagu është se ai njeh krizën e rëndë në Shqipëri dhe kërkon zgjidhjen e saj për të mos dëmtuar negociatat.

Lajmi i vërtetë i mirë është që Bundestagu kërkon zgjedhje të lira e të ndershme, kërkon ndëshkimin e atyre që vodhën zgjedhjet dhe kërkon vendim urgjent nga Gjykata Kushtetuese për ligjshmërinë ose jo të 30 Qershorit.

Lajmi i vërtetë i mirë është që Bundestagu kërkon një sistem drejtësie të pavarur dhe funksional, në mënyrë që të nisin negociatat. Kërkon ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës se Lartë, SPAK-ut, që të futen në burg zyrtarët e lartë dhe politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin.

Sot nga Bundestagu kishte 9 lajme të mira, të cilat janë rruga e vetme që i hapin Shqipërisë negociatat në të ardhmen.

Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Edi Rama dhe krimi i organizuar që qeverisë me të, nuk mund ta marrin peng Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane!”– shkruan Bardhi.

Bundestagu gjerman publikoi raportin ku theksohet mjaft qartë se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë poltike dhe se nuk ka hapje të negociatave për vendin tonë, pa plotësuar nënëtë kushtet kryesore dhe pa uz gjidhur kriza. Një ndër pikat kryesore . janë procedimi penal për ata që janë përfshirë në blerje votash dhe një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërine e votimeve të 30 Qershorit. 

Menjëherë pas këtij vendimi, Rama bëri një status në rrjetet sociale ku falenderonte Gjermaninë për vendimin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazment bardhi gjermania bllokon shqiperine gazment bardhi gjermania bllokon shqiperine

Sondazh

Poll