Aktualitet

Pamjet nga kamerat e sigurisë, si infiltrohej brenda vilave luksoze të Wimbledonit hajduti Astrit Kapaj

24 Shtator 2019, 19:37 Nga DOSJA
Pamjet nga kamerat e sigurisë, si infiltrohej brenda vilave luksoze të

LONDËR- Pamjet që shihni janë siguruar nga Top Story dhe janë marrë nga kamerat e sigurisë së një prej banorëve në Wimbledon. Një burrë me kapele, për të cilin autoritetet janë të bindur se bëhet fjalë për “grabitqarin e Wimbledonit” afrohet me një shkallë në dorë.

“Një rast ishte verën e shkuar, në orën tetë, të hënën në mbrëmje. Njerëzit ishin duke parë TV poshtë dhe vajza e tyre ishte te kati i sipërm, në gjumë. Ajo dëgjoi zhurma te dhoma e prindërve dhe mendoi se ishin ata. Pastaj dëgjoi prindërit të ngjiteshin lart, dhe aty vunë re që mungonin disa stoli.

Ashtu e kuptuan që ishte “Grabitqari”, tha Laurie Porter, Kordinatore e komunitetit, Wimbledon. Shumë oficerë policie deklaronin se askush nuk mund ti afrohej grabitqarit të Wimbledonit, sa i përket periudhës kohore dhe vlerës së sendeve që kishte arritur të vidhte.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit kapaj grabitqari i uimbledonit hajduti shqiptar ne londer astrit kapaj grabitqari i uimbledonit hajduti shqiptar ne londer

Sondazh

Poll