Politike

"Boçi ofron zgjatimin e foltores së Tiranës"/ Gjiknuri: Fitorja e PS në Elbasan, e padiskutueshme!

Ndaj dhe sipas tij, Boçi nuk është alternativë në Elbasan gjë që sipas tij do t'u japë fitoren e padiskutuar.

23 Mars 2023, 19:10 Nga k.m.
"Boçi ofron zgjatimin e foltores së Tiranës"/
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e sheh të padiskutueshme fitoren e "të majtës" në qarkun që ai drejton politikisht nën logon e PS, në Elbasan. Në një intervistë për "ABC News", Gjiknuri u shpreh se kandidati socialist, i cili është aktualisht kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja është model i ndryshëm nga ai i opozitës, deputeti Luçiano Boçi.

Ndaj dhe sipas tij, Boçi nuk është alternativë në Elbasan gjë që sipas tij do t'u japë fitoren e padiskutuar.

“Sa i përket krahasimit të vlerave politike, kemi dy modele krejt të ndryshme. Kemi një individ i cili ka qenë në pushtet më parë, ka kandiduar më parë, ka humbur perballë Qazim Sejdinit në vitin 2007. Është një figurë me jetëgjatësi politike në Partinë Demokratike, pushtetar. Kështu që nuk përbën ndonjë risi për qytetarët e Elabsanit, përveçse kërshëri për hamendësit e Tiranës. Alternativa e tij për mua, është alternativë bunkeri politik, se nuk ofron gjë tjetër përveçse zgjatimin e foltores së Tiranës në Elbasan, pa asnjë koncept zhvillimi, pa asnjë program, pa asnjë garanci për ecurinë e qytetit, përveçse të eksportojë revolucionin virual të Berishës në Elbasan. Modeli jonë është modeli i një djali qytetar.  Ai nuk është vetëm, ka mbështetjen e qeverisë shqiptare, ka një ekip të PS të plotë. Kjo lidhje e mirë mes qeverisë, ekipi politik dhe personalitetit të tij, natyrshëm garanton më shumë zhvillim për Elbasanin në 4 vitet e ardhshme. Besoj se qytetarët e Elbasanit, jam i bindur se do e bëjnë fitoren e PS të padiskutuar,”-tha ai. 

damian gjiknuri zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll