Bota

Përjashtohen vajzat/ Fillon viti i ri shkollor në Afganistan, Ministri i Arsimit: Do të lejohen vetëm në shkollat islame

Ministri i Arsimit, Habibullaj Agha ka deklaruar se shkollat deri në klasën e gjashtë do të jenë aktualisht të hapura për vajzat ndërsa në shkollat e mesme jo.

23 Mars 2023, 19:49 Nga a.l
Përjashtohen vajzat/ Fillon viti i ri shkollor në Afganistan, Ministri
Afganistan

AFGANISTAN- Viti i ri akadamik në shkollat në Afganistan ka nisur. Mediat e huaja raportojnë se qindra mijëra studente vajza nuk do të marrin pjesë në procesin mësimor për këtë vit, ndërsa talebanët më herët kanë deklaruar se duhet të përmbushin disa kushte që ato të regjistrohen.

Ministri i Arsimit, Habibullaj Agha ka deklaruar se shkollat deri në klasën e gjashtë do të jenë aktualisht të hapura për vajzat ndërsa në shkollat e mesme jo. Agha tha se vajzat akzutlisht do të ndjekin shkollat islame. 

Afganistani është i vetmi vend në botë që ndalon vajzat të shkojnë në shkollë. Ato janë të përjashtuara edhe nga jeta publike si dhe të detyruara që të mbulohen si dhe të mos punojnë, por të qëndrojnë 24/24 në shtëpi.

arsimi ne afganistan

Sondazh

Poll