Bota

Pëshkallëzohet protesta në Paris/ Me kapuç e maska, qytetarët përleshen me policinë, hidhen flakadanë e gaz lotsjellës, shkatërrohen disa biznese

Të veshur me rroba të zeza, kapuç dhe maskë ata kanë nisur përleshjen me policinë duke hedhur flakadanë dhe lëndë plasëse.

23 Mars 2023, 18:53 Nga a.l
Pëshkallëzohet protesta në Paris/ Me kapuç e maska,
Protesta në Francë

FRANCË- Vijon protesta kundër reformës së pensioneve në Paris. Mediat e huaja raportojnë se rreth 800 mijë njerëz janë mbledhur në kryeqytet, numri më i lartë deri më tani, ku situata duket se është përshkallëzuar pas ndërhyrjes së forcave të policisë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Të veshur me rroba të zeza, kapuç dhe maskë ata kanë nisur përleshjen me policinë duke hedhur flakadanë dhe lëndë plasëse. Tensionet mes palëve kanë agravuar në dhunë dhe shkatërrim të mjedisit publik, ku raportohet se dhjetëra kosha janë djegur, ndërsa në disa biznese janë thyer xhamat dhe janë shkatërruar karriget.  E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Bonne Nouvelle në Paris dhe më pas është zhvendosur në 'Place de l'Opera'. 

Deri në 5000 punonjës sigurie janë vënë në detyrë sot. “Është shumë e tensionuar... Nuk e prisnim të dilte kaq shpejt nga kontrolli”, raportoi një gazetar nga momenti i protestës. 

protesta ne france

Sondazh

Poll