Bota

Një vit më parë u arrestua për blerje votash në zgjedhjet e Bosnjë-Hercegovinë, Vuçiç emëron si këshilltar Adam Sukalo

Ai është diplomuar në fushën e drejtësisë dhe është anëtar i Partisë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiçit si dhe ish-deputet i Kuvendit të Serbisë

23 Mars 2023, 19:16 Nga a.l
Një vit më parë u arrestua për blerje votash në
Adam Sukalo dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Adam Sukalo është emëruar në pozitën e këshilltarit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për çështje rajonale nga data 15 mars 2023. Ai është diplomuar në fushën e drejtësisë dhe është anëtar i Partisë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiçit si dhe ish-deputet i Kuvendit të Serbisë.

Më parë ka qenë edhe deputet i pavarur në Kuvendin e Republika Srpska, në periudhën 2014-2018. Në shtator të vitit 2022, Sukalo ishte në mesin e gjashtë personave të ndaluar në Banja Luka.

Siç njofton N1 Sarajevë, arsyeja ka qenë – dyshimi për blerje të votave në zgjedhjet e Bosnje-Hercegovinë. Sipas Danas, Vladimir Mandiç dhe Adam Sukalo, zyrtarë të SNS-së, u arrestuan me urdhër të presidentit të presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodikut. 

adam sukalo aleksander vucic

Sondazh

Poll