Bota

Urdhër arresti ndaj Putin/ Borrell: BE dënon kërcënimet e Rusisë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Duke riafirmuar mbështetjen e plotë të BE-së për GJNP-në, ai tha se çdo masë hakmarrëse ndaj atyre që janë të përfshirë në punën e GJNP-së është e papranueshme.

23 Mars 2023, 18:45 Nga a.l
Urdhër arresti ndaj Putin/ Borrell: BE dënon kërcënimet e
Josep Borrell

RUSI- BE-ja ka dënuar kërcënimin e Moskës kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) pas lëshimit të një urdhër-arresti për krime lufte për presidentin rus Vladimir Putin.

"Bashkimi Evropian dënon kërcënimin e paligjshëm nga një përfaqësues i rangut të lartë rus për të përdorur forcën kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) dhe vendit pritës të saj, Holandës. Ai dënon gjithashtu masat e shpallura nga Rusia kundër prokurorit të GJNP-së dhe gjyqtarëve të përfshirë në lëshimin e urdhër-arrestit kundër përfaqësuesve rusë," tha në një deklaratë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Duke riafirmuar mbështetjen e plotë të BE-së për GJNP-në, ai tha se çdo masë hakmarrëse ndaj atyre që janë të përfshirë në punën e GJNP-së është e papranueshme. Ai nënvizoi se GJNP duhet të punojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme në udhëheqjen e luftës kundër mosndëshkimit.

Borrell shtoi se BE mbetet e angazhuar për të mbrojtur gjykatën nga çdo ndërhyrje e jashtme që synon të pengojë rrjedhën e drejtësisë dhe të minojë sistemin ndërkombëtar të drejtësisë penale. ICC shprehu shqetësim pas një kërcënimi për lëshimin e raketave hipersonike në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë nga Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, shkruajnë mediat e huaja. 

Të hënën, Medvedev tha se mund të lëshojnë një raketë hipersonike nga Deti i Veriut nga një anije ruse në gjykatën e Hagës.

Shikoni me kujdes qiellin”, shtoi ai.

Urdhri për arrestimin e Putinit nga ICC, i lëshuar të premten, akuzon presidentin rus për dëbimin e gabuar të mijëra fëmijëve ukrainas, pasi është një krim lufte.

josep borrell

Sondazh

Poll