Bota

Studimi: Vaksinat kundër COVID-19 nuk ndikojnë në ciklin menstrual

Studimi zbuloi se virusi mund të çojë në disa ndryshime në menstruacionet e një gruaje, por vaksinat nuk shkaktojnë ndërprerje të ciklit.

23 Mars 2023, 19:50 Nga f.i
Studimi: Vaksinat kundër COVID-19 nuk ndikojnë në ciklin
foto ilustruse

SHBA- Një studim i fundit ka zbuluar se vaksinat kundër COVID-19 nuk shkaktojnë ndërprerje të periodave te gratë. Mediat e huaja raportojnë se studimi u krye nga nga Universiteti i Edinburgut, i cili zbuloi se virusi mund të shkaktojë vetëm disa ndryshime në cikël.

“Rezultatet tona janë siguruese që vaksinimi kundër COVID-19 nuk shkakton ndryshime në lidhje me menstruacionet,"- u shpreh doktor Jackie Maybin.

Sipas studimit rreth një në pesë gra të vaksinuara kanë raportuar ndryshime në periodat e tyre pasi kanë bërë një vaksinë kundër COVID-19. Studimi zbuloi gjithashtu se vaksina duket se nuk ka asnjë efekt kur krahasohen njerëzit e vaksinuar dhe të pavaksinuar.

Rezultatet zbuluan se 82% e grave nuk raportuan asnjë ndryshim menstrual. Rreth 10% raportuan ndryshime, duke përfshirë kohëzgjatje të ciklit si dhe sasinë e gjakderdhjes menstruale.

 

covid-19 jackie maybin

Sondazh

Poll