Bota

Chollet zbardh bisedën telefonike me Kurtin: Kosova tani është më afër se kurrë të ardhmes së saj drejt BE-së

Ai ka përgëzuar kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

23 Mars 2023, 19:49 Nga a.l
Chollet zbardh bisedën telefonike me Kurtin: Kosova tani është
Derek Chollet

KOSOVË- Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka zbardhur bisedën telefonike me kryeministrin Albin Kurti të zhcilluar pasditen e sotme. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, Chollet shkruan se Kosova tani është më afër se kurrë në të ardhmen e saj drejt BE-së. Ai ka përgëzuar kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kam uruar sot kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kosova tani është më afër se kurrë të ardhmes së saj drejt BE-së”, ka shkruar Chollet në një Twitter.

Congratulated Prime Minister @albinkurti today on the agreement reached in Ohrid, North Macedonia, on normalization of relations ëith Serbia through the EU-Facilitated Dialogue. Kosovo noë closer than ever to its EU future.

Edhe kryeministri Kurti me herët ka thënë se ka pasur një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë amerikan Chollet. Ai ka thënë se Chollet e ka falënderuar për mbështetjen dhe rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arritjen e kësaj marrëveshje.

derek chollet

Sondazh

Poll