Bota

Zyrtari rus: Nëse Putin do të arrestohej do të ishte shpallje lufte për Rusin

Medvedev shoti gjithashtu se vendimi i ICC-së do të kishte ndikim të dëmshëm në marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin.

23 Mars 2023, 16:53 Nga f.i

 

Zyrtari rus: Nëse Putin do të arrestohej do të ishte shpallje
Dmitry Medvedev

RUSI- Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev është shprehur së fundmi se nëse presidenti rus Vladimir Putin arrestohet jashtë shtetit, kjo do të nënkuptonte "një shpallje lufte kundër Rusisë". Urdhri për të arrestuar presidentin Vladimir Putin erdhi nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC), raportojnë mediat e huaja.

"Është e qartë që një situatë e tillë nuk do të ndodhë kurrë, por megjithatë, le të imagjinojmë se ka ndodhur. Kreu aktual i një vendi bërthamor arrin në Gjermani dhe arrestohet. Çfarë do të thotë? Një deklaratë lufte kundër Rusisë .Në një rast të tillë, të gjitha armët tona do të synojnë Bundestagun, zyrën e kancelares gjermane e kështu me radhë,”- tha Medvedev.

Medvedev shoti gjithashtu se vendimi i ICC-së do të kishte ndikim të dëmshëm në marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin.

“Marrëdhëniet tona me botën perëndimore janë tashmë të dobëta; ato janë ndoshta në ditën më të keqe të tyre. Edhe kur Churchill mbajti fjalimin e tij të Perdes së Hekurt, marrëdhënia jonë ishte më e mirë. Dhe krejt papritur, ata bëjnë një lëvizje të tillë kundër kreut tonë të shtetit,-shtoi ai.

 

 

lufta rusi-ukraine dmitry medvedev vladimir putin gjykata penale ndërkombëtare

Sondazh

Poll