Bota

BBC: Lufta për TikTok e shpjeguar në 60 sekonda

TikTok grumbullon të dhëna si: Vendndodhja, aplikacionet e shkarkuara dhe të dhëna biometrike.

23 Mars 2023, 16:31 Nga k.m.a.d.
BBC: Lufta për TikTok e shpjeguar në 60 sekonda
TikTok

SHBA- TikTok është në pronësi të kompanisë kineze "Byte Danced". Dhe problemi më i madh qëndron te rreziku se të dhënat e tyre, mund të shfrytëzohen nga qeveria kineze. TikTok grumbullon të dhëna si: Vendndodhja, aplikacionet e shkarkuara dhe të dhëna biometrike. Ja çfarë tha Christopher Wray, zyrtar i FBI kur u pyet se çfarë mund të bëntë Tiktok me të dhënat e përdoruesve që vullnetarisht i kanë dorëzuar për aplikacionin.

PJESË NGA BISEDA:

Senatori Marc Rubio: A mundet qeveria kineze të përdorë TikTokpër të kontrolluar përdouresit e saj?

Christopher Wray: Po. Madje, ka një rast të dokumentuar ku punonjësit e kompanisë kineze ‘ByteDance’ përgjojnë gazetarët amerikanë.

TikTok menjëherë njoftoi se këta punonjës u pushuan nga puna. Të tjerë thonë se nuk ka mjaftueshëm prova që platforma përbën rrezik për sigurinë e përdoruesve.

Ndërsa gazetari Chris Stokel-ëalker shtoi: Jam përpjekur për shumë shumë vite të gjej pikën kyçe që mund të provojë për ekzistencën e diçkaje të tillë, sepse do ishte zbulimi i jetës sime. Por nuk kam mundur t’a gjej.

Kjo është dhe arsyeja pse shumë nuk besojnë se Tiktok mund të kryejë përgjimin dhe marrjen e të dhënave dhe se e gjitha është thjesht një ide e krijuar nga ngërçi midis qeverisë amerikane dhe asaj kineze./BBC

tiktok

Sondazh

Poll