Bota

E kërkon Koreja e Jugut, SHBA dhe Singapori, kapet në Podgoricë "MBRETI" i kriptomonedhave

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme Filip Adrzhiç.

23 Mars 2023, 16:46 Nga k.m.

 

E kërkon Koreja e Jugut, SHBA dhe Singapori, kapet në Podgoricë
Do Kwon

 

MAL I ZI- Një nga personat më të kërkuar në botë është arrestuar në Podgoricë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme Filip Adrzhiç.

“Policia malazeze ndaloi një person që dyshohet se është një nga të arratisurit më të kërkuar, shtetasin koreano-jugor Do Kwon, bashkëthemelues dhe CEO i ‘Terraform Laps’ me seli në Singapor,”- ka shkruar Adžić.

Ish-mbreti i kriptomonedhave qëndron pas humbjeve që tejkalojnë 40 miliardë dollarë dhe u ndalua në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara. Ai kërkohet nga Koreja e Jugut, SHBA dhe Singapori. Aktualisht ai është në pranga dhe pritet për t'u mësuar se çdo ndodhë me të./Kurir

do kwon

Sondazh

Poll