Bota

Gjykata Ndërkombëtare Penale hap zyrën në Ukrainë

Ai shtoi se Ukraina shpreson për bashkëpunim të mëtejshëm në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të Federatës Ruse.

23 Mars 2023, 16:48 Nga a.l
Gjykata Ndërkombëtare Penale hap zyrën në Ukrainë
Gjykata Penale Ndërkombëtare

UKRAINË- Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës Andrii Kostin dhe përfaqësuesi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Peter Lewis nënshkruan një marrëveshje për hapjen e një zyre në Ukrainë. Ngjarja ka ndodhur në Hagë. Kostin e quajti nënshkrimin e dokumentit një hap tjetër drejt sigurimit të dënimit për krimet ndërkombëtare, shkruajnë mediat e huaja. 

Është vetëm një fillim, por një fillim i fortë. Jam i bindur se nuk do të ndalemi derisa të gjithë ata që janë fajtorë për krimet ndërkombëtare të kryera kundër Ukrainës të sillen para drejtësisë, përfshirë udhëheqjen më të lartë ushtarake dhe politike të regjimit kriminal të Federatës Ruse”, tha prokurori i Ukrainës.

Ai shtoi se Ukraina shpreson për bashkëpunim të mëtejshëm në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të Federatës Ruse.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll