Bota

Kryeministri spanjoll pritet të vizitojë Kinën, diskutime për luftën në Ukrainë

Lajmi për vizitën e Sanchez u shfaq të mërkurën në mbrëmje, ndërsa Xi i cili po përpiqet të pozicionohet si ndërmjetës në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës përfundoi një udhëtim simbolik dy-ditor në Moskë.

23 Mars 2023, 15:57 Nga a.l
Kryeministri spanjoll pritet të vizitojë Kinën, diskutime
Pedro Sanchez dhe Xi Jinping

KINË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të vizitojë Kinën javën e ardhshme për të takuar Presidentin Xi Jinping, ku pritet të theksojë se do të jetë në dorën e Ukrainës që të vendosë mbi themelet e çdo marrëveshjeje paqeje me Rusinë. Lajmi për vizitën e Sanchez u shfaq të mërkurën në mbrëmje, ndërsa Xi i cili po përpiqet të pozicionohet si ndërmjetës në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës përfundoi një udhëtim simbolik dy-ditor në Moskë .

Duke folur me gazetarët në Bruksel të enjten teksa merrte pjesë në një samit të BE-së, Sanchez e përshkroi Kinën si një aktor të nivelit të lartë global dhe falënderoi Xi për ftesën për të festuar 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Spanjës dhe Kinës, shkruan The Guardian. 

Mendoj se është e rëndësishme të dihet nga dora e parë se cili është pozicioni i tij për paqen në Ukrainë, dhe t'i thuash atij se janë vetë ukrainasit ata që do të vendosin kushtet për fillimin e kësaj paqeje, kur ajo të arrijë. Së dyti, gjëja më e rëndësishme – më themelore – është ruajtja e një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla, i cili varet nga respektimi i kartës së OKB-së. Një nga ato parime themelore është respektimi i integritetit territorial – në këtë rast integriteti territorial i Ukrainës, i cili po cenohet nga presidenti Putin", tha ai. 

Sanchez vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e njohjes së Spanjës si një bashkëbisedues diplomatik gjatë asaj që ai e quajti një moment i ndërlikuar në vështirësitë gjeopolitike.

pedro sanchez xi jinping

Sondazh

Poll