Sport

‘Autogoli’ i Dilettas! Ajo pozoi me trofetë Champions të Realit. Tifozët e thumbojnë: "Një e morëm falë të dashurit tuaj"…

Diletta Leota fotografohet me trofetë e Realit dhe tifozët madrilènë kujtuan trofeun e vitit 2018, ku Loris Karius ishte protagonist

22 Mars 2023, 23:03 Nga DOSJA

‘Autogoli’ i Dilettas! Ajo pozoi me trofetë Champions të

SPANJE - Disa ditë më parë, Diletta Leota ishte në Spanjë për të ndjekur ndeshjen “El Clasico” të Barcelonës kundër Real Madridit në Camp Nou.

Ish-sportistja e nxehtë italiane, tani në rolin e gazetares, pas Barcelonës ka udhëtuar drejt  Madridit  dhe ka vizituar “Santiago Bernabeu”-n e ri që është ende në ndërtim e sipër dhe muzeun e Realit.

‘Autogoli’ i Dilettas! Ajo pozoi me trofetë Champions të

Ajo është fotografuar me punëtorët në kantier dhe pranë kupave të Champions League. Kjo foto ka ndezur... edhe zjarre. Siç dihet, Leota muajt e fundit është në një lidhje me Loris Karius.

‘Autogoli’ i Dilettas! Ajo pozoi me trofetë Champions të

‘Autogoli’ i Dilettas! Ajo pozoi me trofetë Champions të

Ai aktualisht është portieri i Newcastle, por në vitin 2018 luajti për Liverpool dhe ishte protagonist negativ në finalen e Champions League, mes skuadrës së Madridit dhe Reds.

Finalja u luajt në Kiev dhe falë krimeve të Karius, Reali fitoi një tjetër kupë të Champions league. 

Sigurisht që kjo nuk ka mbetur pa u trajtuar nga tifozët e Realit. Ata kanë hyrë në postimet e Leotës dhe bënë festë me komentet e tyre.

“E morëm një nga ato kupa, falë djalit tuaj”, komentoi një fans, ndërsa një tjetër shkronte: “Ata e fituan atë në Kiev, falë Karius-it tuaj”. Komentet vazhdojnë, mesa duket Diletta bëri autogol!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll