Aktualitet

Qyetarët ‘masakrojnë’ me komente UKT-në: Kemi dy javë pa ujë, do presim akoma??

24 Shtator 2019, 18:51 Nga DOSJA
Qyetarët ‘masakrojnë’ me komente UKT-në: Kemi dy

TIRANË- Prej mbrëmjes së djeshme pas stuhisë që përfshiu Tiranën dhe një pjesë të Shqipërisë shumë zona në kryeqytet janë pa ujë. Ujëjellësi i Tiranë në një njoftim pak orë më parë shkruante shumë shpejt do të vijnte uji, por kur po afrohet mesnata, sërish në çezmat e qytetarëve nuk ka ujë.

Qytetarët janë ankuar në Facebook-un e Ujësjellës Kanalizime në Tiranë dhe shkruajnë se kjo është një situatë e patolerueshme. Nga ana tjetër UKT shkruan se po punohet për të ardhur uji, por nuk jepet një orar fiks.

Qytetarët shpesh në komentet e tyre me të drejtë janë të revoltuar, por nuk kanë marrë përgjigjet që ata dëshirojnë.

KOMENTET

Komenti 1: U bene me shume se dy jave e njejta histori. Vjen uji me orar ose nuk vjen fare. U be e tolerueshme!

Komenti 2: Nuk ka ndonje orar fiks se oret e mbremjes thoni ju po ora 8!!!! Ok ishte defekti gjasme u zgjidh…po tani si mund ti lini njerezit gjithe diten pa uje??!!nuk mund te mirekuptojme dot me se po paguajme per kete sherbim!

Komenti 3: Kur do vije konkretisht uji ?? Do presim akoma ??

Përgjigja e UKT: Pershendetje,sot pritet ne oret e mbremjes te rifilloje furnizimi normal permes rrjetit shperndares. Ju falenderojme per mirekuptimin tuaj!

Komenti 4: Po ne në orën 9 na pritet uji moj zonjë çfar do bëjmë ne me 5 min ujë !!!?

Përgjigja e UKT: Inxhinieret na konfirmojne qe para mesnate do te kete furnizim.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ankohen qytetaret tirana pa uje ujesjellesi i tiranes ankohen qytetaret tirana pa uje ujesjellesi i tiranes

Sondazh

Poll