Aktualitet

Situata e përmbytjeve, UKSH i vjen në ndihmë bashkisë Lezhë, mjete dhe specialistë zbarkojnë në terren

24 Shtator 2019, 12:52 Nga DOSJA
Situata e përmbytjeve, UKSH i vjen në ndihmë bashkisë

LEZHË- Bashkia e Shkodrës sëbashkua me Ujësjellës- Kanalizime i kanë ardhur në ndihëm bashkisë së Lezhës pas përmbytjeve nga reshjet e mbrëmshme.

Orët e fundit, qyteti i Lezhës po kalon një situatë të vështirë si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e shiut. Siç jemi të gjithë në dijeni, rrugët e këtij qyteti janë mbuluar nga uji dhe vështirësisht të kalueshme edhe nga mjetet motorike.

Bashkia Lezhë i ka kërkuar ndihmë Bashkisë së Shkodrës dhe Ujësjellës- Kanalizime Shkodër për normalizimin e situatës.

Menjëherë, mjete por edhe forca njerëzore e specialistë, kanë shkuar në Lezhë ku kanë nisur menjëherë punën për vënien në funksion të plotë të kanalizimeve të ujrave të bardha- KUB të qytetit.

Ndërhyrja e UKSH në Lezhë në një situatë emergjente përmbytjes, është mbështetje dhe solidaritet me qytetarët lezhjanë në një moment të vështirë që ata po kalojnë, duke shpresuar që përmbytjet e orëve të fundit të mos përsëriten.

Ende vijojnë shirat e dendur në vend. Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Laçi. Rrethi i Krujës dhe qytetit i Laçit janë gdhirë nën ujë. Deri më tani raportohen dhjetëra banesa të përmbytura dhe dhjetëra familje të izoluara në fshatrat e Krujës dhe Laçit. Është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës pasi është përmbytur. Aksi Milot dhe  Fushë- Krujë- Milot kalohet me vështirësi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje uksh ndihmon lezhen moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje uksh ndihmon lezhen

Sondazh

Poll