Aktualitet

Gara për kryeprokuror, KLP pritet të miratojë listën përfundimtare të kandidatëve

24 Shtator 2019, 16:23 Nga DOSJA
Gara për kryeprokuror, KLP pritet të miratojë listën

TIRANË– Gara për kryeprokuror duket se është drejt fundit. Pas zgjidhjes së problematikës me kandidatin Olsian Çela, KLP pritet që nesër të publikojë listën përfundimtare të kandidatëve.

Në një njoftim për mediat Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë me dije se në rend dite është përzgjedhja e kandidatëve për kryeprokuror.

“Miratimi i listës së kandidatëve, që kanë shprehur interesin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar më tej garën pas vlerësimit paraprak”, thuhet në njoftiom.

Ditën e djeshme, mbledhja e KLP-së për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm u shty për shkak se mungonte letra e Komisionerit Publik për konfirmimin në detyrë të Çelës. Në garë për këtë postin e kryeprokurorit përveç Olsian Çelës është Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Allushaj. Disa ditë më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se brenda muajit shtator do të miratohet lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Ai theksoi se SPAK mund të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku fatjona memcaj gara për kryeprokuor lulzim allushaj mbledhja e klp 25 shtator 2019 olsian cela arta marku fatjona memcaj gara për kryeprokuor lulzim allushaj mbledhja e klp 25 shtator 2019 olsian cela

Sondazh

Poll