Aktualitet

Sandër Lleshaj ‘thyen’ rregullat e PS, shpërndan mesazhe seksiste, mendon vetëm ‘për vëllezërit tanë në nevojë’

24 Shtator 2019, 15:09 Nga DOSJA
Sandër Lleshaj ‘thyen’ rregullat e PS, shpërndan mesazhe

TIRANË- Shqipëria prej 4 ditësh është përfshirë nga tërmete të fuqishme dhe nga stuhitë. Shumë shtëpi janë dëmtuar nga lëkundjet e tokës dhe shumë të tjera sot ndodhen nën ujë nga stuhitë. Të gjitha strukturat shtetërore janë angazhuar për të evidentuar dëmet, por dhe për të mbledhur ndihmat.

Një nga institucionet që ka nisur grumbullimin e ndihmave është dhe Ministria e Brendshme. Ministri Sandër Lleshaj ka publikuar dhe disa foto nga grumbullimi i ndihmave, ku ajo që bie në sy është slogani që ka përdorur.

Ministria e Brendshme, për vëllezërit tanë në nevojë”, ky është mbishkrimi që shoqëron makinat e ministrisë së Brendshme. Por ky mesazh është seksist, pasi është përdorur vetëm gjinia mashkullore, sikur vetëm “vëllezërit të ishin” në nevojë.

Ky seksizëm është në kundërshtrim dhe me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se gratë janë të para dhe pastaj vijnë burrat. Po ashtu është në kundërhstim dhe me kërkesën e grave socialiste, të cilat kërkojnë që të ketë barazi gjinore në parti. Por kjo barazi duket se është thyer nga Sandër Lleshaj, që mendon vetëm për të ndihmuar gjininë mashkullore, sikur vetëm ata të ishin prekur nga tërmeti dhe përmbytjet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet earthquake albania mesazhe seksiste sander lleshaj shqiperia nen uje earthquake albania mesazhe seksiste sander lleshaj shqiperia nen uje

Sondazh

Poll