Aktualitet

Arrestohet drejtoresha e Kadastrës në Durrës, në kërkim ish-drejtori i ALUIZNI-t

24 Shtator 2019, 17:40 Nga DOSJA
Arrestohet drejtoresha e Kadastrës në Durrës, në kërkim

DURRËS– Zëvendës Drejtoresha e Kadastrës Durrës, Lusiena Kola është arrestuar, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit, Flamur Gjuzi, të dyshuar se kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme, kryesisht në bregdet.

Kola, aktualisht Punonjësje e Kadastrës, Durrës, është lënë në masë “Detyrim paraqitje” nga Gjykata e Shkallës së Parë të qytetit bregdetar, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-drejtori i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi.

Në komunikatën e Policisë së Shtetit ngjarja nuk është pasqyruar. Zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.

Dyshja në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën bregdetare, por edhe në pjesë të tjera të qytetit të Durrësit.

Ditën e premte, Dosja.al njoftoi se u shoqëruan në komisariat punonjës  të  Kadastrës, ndërkohe  që të shtunën, prokuroria ka kërkuar për shtetasen Lusiena Kola  masën “Arrest me burg”, por gjykata vendosi masën “Detyrim paraqitje”.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet drejtoresha e kadastres ne durres flamur gjuzi lusiena kola shperdorim detyre arrestohet drejtoresha e kadastres ne durres flamur gjuzi lusiena kola shperdorim detyre

Sondazh

Poll